“Luftë në Europë, tensione në Ballkan”, Stoltenberg: Po jetojmë në një botë të rrezikshme

20 dhjetor 2023 | 16:36

“Jetojmë në një botë më të rrezikshme”, kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), Jens Stoltenberg gjatë kësaj të mërkure të 20 dhjetorit.

“Ka një luftë që po vazhdon në Evropë. Një luftë të re në Lindje të Mesme, tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten. Brutaliteti i terrorizimit mbetet dhe ndryshimet klimatike po sjellin konflikte”, tha Stoltenberg.

Më tej Stoltenberg deklaroi se “vitin që po shkon kemi bërë hapa domethënës për të forcuar tutje NATO-n, me më shumë trupa në gjendje të lartë gatishmërie dhe rritje të shpenzimeve në ushtri”.

Stoltenberg ka përmendur disa nga angazhimet kryesore të NATO-s në Evropë.

“Gjatë viti kam takuar shumë prej jush, ata që janë në Estoni, juve që ushtroni në Lituani, takova marinsat që patrullojnë Mesdheun dhe ata që mbrojnë infrastrukturën kritike në Detin e Veriut. Kam takuar edhe trupat që po mbështesin ata që mbetën në rrugë nga tërmeti shkatërrues në Turqi, dhe vetëm muajin e kaluar takova trupat e KFOR-it në Veri të Kosovës”.

Ndër të tjera Stoltenberg foli specifikisht për Kosovën.

“Muajin e fundit kam takuar trupat e KFOR-it në veri të Kosovës”, tha Stoltenberg, për të vazhduar fjalimin duke bërë të qartë se “ndihma për të mbajtur ambient të sigurt dhe të qetë në Kosovë është çelësi për stabilitetin edhe të gjithë Ballkanit Perëndimor”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e grupimit të Rithemelimit për…