Luhansku bie në duart e rusëve, Putini i jep urdhër të ri ministrit të Mbrojtjes

05 korrik 2022 | 08:11

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes ta vazhdojë ofensivën në Ukrainë pasi Rusia pushtoi qytetin e Luhanskut.

Putini doli në televizionin rus duke u bërë thirrje forcave në fronte të tjera që t’i ndjekin qëllimet e tyre sipas “planeve të miratuara më parë”.

Pushtimi i Luhanskut do të thotë se i gjithë rajoni i Luhanskut tani është në duart e Rusisë.

Më herët guvernatori ukrainas Serhiy Haidai tha se qyteti ishte braktisur në mënyrë që rusët të mos e shkatërronin atë nga distanca.

Ushtarët tani janë zhvendosur në pozicione të reja të fortifikuara, tha Haidai për BBC-në.

“Humbja e qytetit dhe dhënia e kontrollit të Luhanskut Rusisë ishte e dhimbshme,  por kjo është vetëm një betejë që kemi humbur, jo luftën”, tha ai.

Ai kërkoi më shumë armë nga Perëndimi për ta kompensuar avantazhin rus, shkruan BBC.

Presidenti Volodymyr Zelensky është zotuar se forcat ukrainase do të kthehen për ta rimarrë Lysychanskun “në saje të rritjes së furnizimit me armë moderne”.

Rusia, sipas forcave ukrainase, ka shtuar bombardimet në qytetet e rajonit fqinj Donetsk, me zonat përreth Sloviansk dhe rrugët midis Lysychansk dhe Bakhmut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 5 korrik 1990, forcat serbe me urdhër të qeverisë…