Luizi e dëshiron kalimin në Arsenal

08 gusht 2019 | 11:38

Mbrojtësi i Chelseat, David Luiz është i interesuar të transferohet në Arsenal.

Qendërmbrojtësi brazilian, i cili ka kontratë deri në 2021, nuk është shfaqur në “Cobham” për t’u stërvitur me shokët, pasi ka mësuar se “Topçinjtë” janë të interesuar për shërbimet e tij.

“DailyMail” këmbëngul se Luiz dëshiron transferimin e menjëhershëm në “Emirates” përpara orës 17:00 të ditës së sotme dhe ka braktisur stërvitjen për të detyruar klubin që të pranojë dëshirën e tij. Gjatë ditëve të fundit, futbollisti ka qenë nervoz dhe situata preku fundin me rebelimin e tij të djeshëm. Arsenali nuk ka bërë ende një ofertë zyrtare për Luizin, por pritet ta bëjë menjëherë.

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo DiCaprio është një nga yjet më të paguar në…