Luizi pranë kalimit tek Arsenali

20 dhjetor 2017 | 10:13

David Luizi është jashtë planeve të Antonio Contes te Chelsea teksa edhe raportet mes mbrojtësit brazilian dhe trajnerit janë të tendosura.

Në një situatë të tillë është tepër i vështirë qëndrimi i 30-vjeçarit te “blutë” e Londrës dhe, sipas shtypit anglez, lojtari është gati për një lëvizje shokuese në janar.

Mbrojtësi ka nisur bisedimet me Arsenalin për të kaluar në “Emirates” në janar, ku mund të luajë një rol si protagonist me Arsene Wengerin si dhe ta ketë mundësinë të grumbullohet me Brazilin në Kupën e Botës.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Argjentina e Jorge Sampaolit është një ndër favoritet kryesore për…