Lukaku: Benzema është sulmuesi më i mirë në botë

04 maj 2021 | 16:34

I ftuar te “La Tribune”, program belg i RTFB, Romelu Lukaku ka folur për ndjesitë e tij si kampion i freskët i Italisë, duke bërë një urim edhe për shokët e kombëtares.

“Shpresoj me të vërtetë që lojtarët e tjerë të Djajve të Kuq të fitojnë tituj: Courtois, Eden e Thorgan Hazard, Witsel, De Bruyne”, ka thënë Lukaku. “Të fitosh një titull me klubin të ndihmon të fitosh përvojë dhe të kuptosh si duhet të përgatitesh për një ndeshje. Të jep një mentalitet vrasës, që më kishte munguar pak në karrierë”, ka vazhduar sulmuesi.

“Jam dorëzuar shumë herë, më pas i kam thënë vetes: ‘Mjaft, ka ardhur momenti që të ndryshoj’. Jam i lumtur sepse jemi kampionë, por tani jam i përqendruar tek Evropiani”, ka deklaruar Lukaku. I pyetur se kush është sulmuesi më i mirë në botë, Lukaku është përgjigjur: “Padyshim Karim Benzema”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, ka bërë me dije se më 11…