​Së shpejti mbahet ankandi i letrave me vlerë në shumën prej 15 milion eurosh

04 maj 2021 | 16:26

Ministria e Financave, ka bërë me dije se më 11 maj 2021 do të mbahet ankandi i shtatë i Letrave me Vlerë për vitin 2021. Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet 10 vjeçar në shumën prej 15 milion euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (10 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave, duke shtuar se për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të  kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.​

 

SHPALLJA E ANKANDIT TË LETRAVE ME VLERË KV007-21 (1) (1)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas nëntë viteve se bashku, FC Bayern Munich ka konfirmuar…