
Lukaku: Beteja për titull, magjepsëse
03 shkurt
13:57
Sulmuesi Romelu Lukaku shënoi dy gola në fitoren e Interit ndaj Udineses (0-2). Futbollisti belg e ka quajtur magjepse garën për titull në Seria A.
“Është një betejë magjepsëse për titull. Është mirë për ne që jemi lart në renditje dhe do ta kemi një ndeshje të madhe me Milanin javën e ardhshme. Ne po luajmë mirë për momentin dhe shpresoj se do të vazhdojmë me fitore”, ka thënë Lukaku.
“Unë thjesht mendoj se jam lojtar që dua të bëj mirë për ekipin”, ka shtuar Lukaku.