
Hoxhaj: Borrelli, kumbara i koalicionit LV-LDK
03 shkurt
13:53
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se spanjolli Josep Borrell, shef i diplomacisë se BE-së është kumbara i koalicionit LV-LDK.
Hoxhaj, duke e komentuar programin qeverisës të Kurtit, ka thënë se ky i fundit është demagog.
Më tutje, Hoxhaj ia ka numëruar Kurtit të gjitha qëndrimet të cilat sipas tij i ka ndryshuar.
Hoxhaj ka thënë se Kurti asnjë fjalë gjatë ekspozesë se tij nuk e ka përmendur bashkimin kombëtar.