
Meghan Markle merr mbështetje të madhe nga nëna
03 shkurt
13:44
Kur Meghan Markle u kthye në Kanada në fillim të këtij muaji, pasi Princi Harry mbeti për t’i finalizuar detajet e daljes së tyre nga jeta mbretërore, ajo nuk u kthye në një shtëpi të zbrazët.
“Meghan kishte edhe nënën e saj afër, ndërsa Harry mbeti në Angli”, ka thënë një burim për “People”. Nëna e Meghan, Doria Ragland, ka qëndruar me të bijën, dhëndrin dhe nipin Archie, ndërsa familja e re qëndron në ishullin Vancouver.
“Ajo padyshim merr shumë forcë nga nëna e saj”, thotë një mik i Meghanit.