Lukaku: Tifozët më duan në Romë

08 mars 2024 | 13:41

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku po kalon një sezon të mirë të skuadra e Romës, tek e cila është në huazim nga Chelsea.

Lukaku e ndihmoi Romën që ta mposht Brightonin (4-0) në Ligën e Evropës, duke shënuar golin e dytë të ndeshjes.

“Këtu te Roma është ndryshe, këtu tifozët më duan mua. Po e bëj më të mirën pasi që klub më ka ndihmuar. E ardhmja dhe huazimi që përfundon nga Chelsea në fund të qershorit? Unë duhet të kem kujdes me këto përgjigje”, ka thënë Lukaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Xhudistet e Kosovës, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha kanë përfunduar…