Lukaku tregon se a do të largohet nga Interi

03 qershor 2021 | 08:22

Romelu Lukaku i ka dhënë fund spekulimeve rreth një kalimi të mundshëm në Premier League.

Belgu ka konfirmuar se do të qëndron në Inter dhe se tashmë ka folur me trajnerin e ri.

Ky sezon që sapo përfundoi ishte më i miri në karrierën e tij dhe ndihmoi Interin të fitonte titullin e Serie A pas 11 viteve.

“Unë jam duke qëndruar në Inter”, ka thënë Lukaku.

“Unë tashmë kam folur me trajnerin e ri”. Ndoshta nuk duhet ta them ende… por ishte një bisedë shumë pozitive.”

“Sfida është të fitosh përsëri. Ndihem mirë në Inter, më në fund fitova. Më pëlqeu shumë, por dua ta fitoj përsëri, këtë herë me një San Siro të mbushur me tifozë”.

Simone Inzaghi do të zyrtarizohet nesër si trajner i Interit, pas largimit të Antonio Contes. Conte përfundoi kontratën e tij me pëlqim të ndërsjellë, vetëm disa ditë pasi festoi fitimin e Scudettos

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dailao, që përkthehet "masazhi me thika" ose "terapia me thika",…