Lulëkuqes me katër petale asamblistët e Prishtinës i japin mbështetje

24 nëntor 2022 | 19:16

Me iniciativën e Këshilltarit të Nismës Socialdemokrate të Kosovës në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Endrit Zabërgja, u propozua të futet në rend të ditës iniciativa publike nëpërmjet të cilës Qendra “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” u është drejtuar institucioneve shtetërore dhe forcave politike të Kosovës me kërkesë që Lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

Pas miratimit që të futet në rend të ditës, z. Endrit Zabërgja lexoi argumentimin e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë- Plagë e hapur” në të cilën sqarohet hollësisht përmbajtja dhe domethënia e loges së lartpërmendur.

Këshilltarët e Kuvendit Komunal të Prishtinës e përkrahën përmbajtjen e kësaj logoje si logo gjithëpërfshirëse e gjenocidit në Kosovë dhe e miratuan pa asnjë votë kundër që kjo mbështetje t’u përcillet institucioneve shtetërore të Kosovës që të dalim sa më parë me këtë simbol si simbol të vetëm përkujtimor për gjenocidin në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar me rezultatin 3 me 2 në favor të…