Lulëzim Etemaj kujton Kuvendin e Verrave të Llukës: Pa pajtimin e gjaqeve çmimi i lirisë do të ishte më i lartë

01 maj 2025 | 18:00

Njëri nga pesë iniciatorët e Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, Lulëzim Etemaj, ka kujtuar 35- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve.

Etemaj ka shkruar se pa Kuvendin e Verrave të Llukës të 35 viteve më parë, përgjithësisht pa Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, përmes së cilës u arrit falja e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave, çmimi që do të paguanin shqiptarët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të ishte shumëfish më i lartë.

Postimi i plotë i Etemajt:

35- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve

Sot është 35- vjetori i Kuvendit të Verrave të Llukës të Pajtimit të Gjaqeve.
Sado që ai u mbajt në rrethim të plotë nga forcat speciale policore serbe, të motorizuara dhe të blinduara, në kuvend morën pjesë mbi 500 mijë shqiptarë.
Rezultati i arritur- 106 pajtime: 62 gjaqe, 25 plagë dhe 19 ngatërresa.

Kuvendi i Verrave të Llukës u organizua nga nismëtarët e Pajtimit të Gjaqeve 1990-1991 në Kosovë, ish-të burgosurit politikë Myrvete Dreshaj, Have Shala, Adem Grabovci, Brahim Dreshaj dhe Lulëzim Etemaj, në bashkëpunim me Këshillin e Pajtimit të Gjaqeve në Deçan.

Atë e drejtuan Jashar Salihu dhe Have Shala. Në mbështetje të tyre, në binën madhështore ishin Anton Çetta, Zekeria Cana, Dom Lush Gjergji, Mulla Idriz Kakrruki, Mujë Rugova, Ramiz Kelmendi, kurse vendi i nderit i ishte dhënë nënës së pishtarëve të lëvizjes sonë çlirimtare kombëtare, heronjve të Kosovës Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Ajshe Gërvalla.

Pa Kuvendin e Verrave të Llukës të 35 viteve më parë, përgjithësisht pa Lëvizjen për Pajtimin e Gjaqeve në Kosovë në vitin 1990, përmes së cilës u arrit falja e gjaqeve, plagëve dhe ngatërresave, çmimi që do të paguanin shqiptarët për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës do të ishte shumëfish më i lartë.

Meritorë për mbylljen e plagës shekullore të gjakmarrjes janë në radhë të parë të gjithë ata baballarë, nëna, vëllezër e motra, bashkëshorte, bijë e bija, që pa asnjë kompensim a kushtëzim të vetëm falën gjakun e më të dashurve të tyre dhe në emër të gjakut të derdhur të dëshmorëve, flamurit dhe Kombit, shtrinë dorën e pajtimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Abelard Tahiri, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka komentuar…