Lulzim Basha bllokon foltoren e Kuvendit

10 maj 2018 | 13:01

Qetësia me të cilën ka nisur seanca parlamentare në Shqipërisë pa praninë e opozitës dhe pa praninë e kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të tjerë të kabinetit qeveritar ishte e rreme.

Deputetët e opozitës dhe anëtarët e kabinetit të Qeverisë hynë njëri pas tjetrit.

Kulmi i tensionimit ka arritur në momentin kur fjalën e ka marrë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, raporton “TCh”.

Në fjalën e tij, Basha ka shënjestruar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe vëllain e tij, Agron Xhafaj, për të cilin ka publikuar një ditë më parë një dosje, që sipas Partisë Demokratike, ai është i dënuar për trafik droge në Itali.

“Agron Xhafaj është pashai i drogës në Vlorë. Pashai i thërrasin dhe e ka shndërruar Vlorën në kryeqendrën mesdhetare të trafikut të kokainës”, ka thënë Basha.

Pas thuajse 10 minutash, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka ndalur mikrofonin dhe menjëherë pas kësaj, Basha ua ka bërë me shenjë deputetëve të tij që t’i bashkohen në bllokimin e foltores.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liberalizimi i vizave do të ndodhë në fund të këtij…