Lumezi i pakënaqur, kërkon më shumë punë në luftimin e korrupsionit

26 dhjetor 2017 | 12:03

Kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, është shprehur i pakënaqur me punën e prokurorive themelore dhe Prokurorisë Speciale.

Lumezi ka thënë se lëndët e korrupsionit dhe të krimit ekonomik duhet të trajtohen me prioritet shumë më të lartë, duke insistuar që t’u bëhet e qartë krejt prokurorëve që duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha në këtë drejtim.

Po ashtu, as një pjesë e anëtarëve të Këshillit Prokurorial, nuk janë të kënaqur me punën që kanë bërë këtë vit prokuroritë themelore dhe ajo speciale. Raporti i prokurores Laura Pula para Këshillit Prokurorial lidhur me zbatimin e Planit Strategjik 2016-18, për veprat penale të korrupsionit dhe krimit ekonomik, nuk ka kënaqur disa nga anëtarët e këtij këshilli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një sërë zhvillimesh të reja e kanë shoqëruar gjatë vitit…