Lumezi: Rreth 19 mijë veteranë të UÇK-së fituan statusin kundërligjshëm

16 gusht 2018 | 15:04

Sipas kryeprokurorit të shtetit Akeksandër Lumezi janë 19 mijë persona që jashtëligjshëm kanë fituar statusin e veteranit dhe marrin benefite nga shteti.

Duke folur në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, Lumezi ka thënë se prokurori që ka dhënë dorëheqje, Elez Blakaj, ka bërë një “draft-akuzë” ndaj disa personave për këtë rast dhe që i është dorëzuar prokurorit të Prokurorisë Speciale për sugjerime të tjera.

I pyetur nëse Prokuroria ka frikë nga politika, ai ka thënë se “politikanët duhet të kenë frikë nga prokurorët, jo e kundërta”.

Lumezi ka thënë se Prokuroria e Kosovës tashmë ka lëshuar 63 urdhër-arreste për krime të luftës, me të cilën janë marrë vetëm dy prokurorë duke përfshirë tashmë edhe prokurorin e dorëhequr Blakaj.

Linku i intervistës së plotë: https://www.evropaelire.org/a/aleksander-lumezi-rreth-19-mije-veterane-fituan-statusin-kunderligjshem-/29437370.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liam Payne u nda nga e dashura Cheryl vetëm gjashtë…