Lumir Abdixhiku: 35-17! Fitorja e parë kundër Covid-19

28 prill 2020 | 00:03

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka thënë se numri i të shëruave që sonte është dyfish më i madh se numri i të infektuarve është fitorja e parë e Kosovës kundër Covid-19.

Ai ka thënë se drita në fund të tunelit po shihet, derisa ka falëndëruar të gjithë duke shtuar vetëm bashkë kalohet edhe ky test.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut në Facebook:

35-17!

Fitorja e parë kundër COVID19. Ju faleminderit secilit për një ditë si kjo. E bëni secilën përpjekje të vlejë. Drita në fund të tunelit po shihet më në fund; dhe është dritë e bukur kjo.
Ngadalë e me kujdes koha e rimëkëmbjes ekonomike po nisë. S’do të jetë e lehtë. Si vend kemi treguar kujdes. Si shoqëri solidaritet. Vetëm bashkë e mençur do të kapërcejmë edhe këtë test.
Mbahuni edhe pak

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Shëndetësisë në Istog, Mujë Osmanaj, ka dhënë një…