Lumir Abdixhiku: Punimet në “Rrugën A” rinisën sot

21 nëntor 2023 | 11:19

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se shkalla e dytë e Gjykatës Komerciale e ka rrëzuar vendimin, siç e ka quajtur ai “skandaloz të gjykatëses familjare”.

“Shkalla e dytë e Gjykatës Komericiale rrëzoi vendimin skandaloz të gjykatëses familjare. E rrëzoi sepse ishte joprofesional; e rrëzoi sepse ishte shkelje e rëndë”, ka shkruar ai.

“Vendimet e urdhëresave politike s’mund të përfundojnë ndryshe. Popullistët, me gjithë mllefin e urrejtjen që bartin për punën e tjetrit na humbën veçse kohë. Do të duhej të kishin brenga tjera, do të duhej të kishin qëllime të tjera; sepse vendi ka nevoja plot”, ka shtuar ai më tej.

“Ne vazhdojmë; ekipit të Kryeqyteti u themi puna e mbarë ju qoftë; e qytetarët e Prishtinës megjithatë nuk do të harrojnë!”, ka shkruar në fund Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jaroslav Silhavy nuk do të jetë më trajner i Republikës…