Lunaceku: Jam e sigurt se Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë

19 korrik 2018 | 15:29

Ish-nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek, ka thënë se është shumë e gëzuar me lajmin se Kosova ka marr rekomandimin pozitiv për heqjen e vizave.

Ajo nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Twitter”, ka shkruar se është e sigurt që në vjeshtë të këtij viti Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile për heqjen e vizave.

“Ky është një lajm i mirë! Faleminderit Avramopoulos jam e sigurt që Parlamenti Evropian do ta japë dritën jeshile në vjeshtë. Shpresoj se edhe Ministria e Brendshme do ta bëjë të njëjtën gjë para vitit 2018!”, ka shkruar Lunacek.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Igor Sholtes, pas…