Lushaku e LDK-së: LV-ja i bëri koncesionet më të mëdha ndonjëherë ndaj Serbisë, ku mbeti morali i Kurtit?

19 mars 2023 | 14:49

Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku Sadriu, ka qenë mjaft e ashpër ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe partisë në pushtet pas arritjes së marrëveshjes për Aneksin e Zbatimit dje në Ohër. Ajo ka konsideruar se Kurti i ka humbur “një dekadë të pariparueshme” Kosovës.

Ajo ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje dhe Kurti kanë bërë “koncesionet më të mëdha ndonjëherë”.

“Një dekadë sharje, fyerje, etiketim e demonizim të procesit të dialogut. Një dekadë djegie, shkatërrim e cenim të funksionimit të shtetit nga LV-ja për të mos u arritur asnjë marrëveshje me Serbinë. Një dekadë humbje të pariparueshme për Kosovën.  Erdhën në pushtet duke kërkuar KREJT e DREJT; e degraduan procesin e dialogut deri në humbje të miqve ndërkombëtarë dhe në fund i bënë koncesionet më të mëdha ndonjëherë.  Arritën një marrëveshje që siguron nivel të ri vetmenaxhimi të komunitetit serb- asociacion plus! Pa njohje, por me tejkalim të së kaluarës e status të kishës serbe.  Ku mbeti ‘morali’ i VV-së dhe Kurtit?!”, ka shkruar Lushaku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një prokuror në Katar ka ngritur padi penale kundër ish-ministrit…