Lushaku: Kosova s’kishte nevojë për nënshtrim, por për punë dhe zhvillim

31 dhjetor 2025 | 15:05

Zyrtarja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka thënë se Albin Kurti e ka varfëruar Kosovën në mënyrë që ta sundojë atë.

Ai ka shkruar në “Facebook” se “Kosova nuk kishte nevojë për nënshtrim”, por për punë e zhvillim.

Postimi i plotë:

VARFËROI PËR TË SUNDUAR

Një popull i varfëruar sundohet më lehtë.

Kur qytetari mbahet në mbijetesë, nuk mendon për zhvillim.

Kur mbahet i varfër, i gëzohet lëmoshës.

Kur ushqehet me përralla, voton nga frika.

E, ata të pasurit, të cilët jetojnë në metropole, ju pëlqen të besojnë në përralla që ua tregon sundimtari. Se ata tek e fundit nuk kanë kohë t’i shohin konkretisht dështimet e sundimtarit. Ma lehtë është të besojnë në përrallat.

Ata erdhën, i bindën me lëmoshë familjarët e varfër, i detyruan të besojnë në përrallat e sundimtarit dhe ikën për të festuar në metropole.

Kosova nuk kishte nevojë për nënshtrim. Kishte nevojë për punë, zhvillim dhe dinjitet.

Kjo nuk do të jetë Kosova e projekteve e zhvillimit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta…