
Lushaku-Sadriu: LV-ja e paaftë të sigurojë shumicën, LDK-ja s’e voton asnjë kandidat të saj
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka kritikuar partinë fituese për paaftësinë në sigurimin e shumicës parlamentare dhe mosarritjen e konstituimit të Kuvendit, edhe pas 20 tentativave.
Ajo ka theksuar se kjo situatë ka pasoja të rënda për qytetarët, sidomos në kushtet e përkeqësimit ekonomik dhe rritjes së çmimit të energjisë.
“Partisë fituese i ka takuar ta prezantojë kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Tani për të 20 herë po provojmë ta bëjmë kontituimin e Kuvendit dhe kjo ka shpërfaq paaftësi të partisë fituese për ta siguruar shumicën në vend. Kjo është për fatkeqësi sepse po përballemi me procese shumë të vështira për qytetarët. Mos të harrojmë që energjia elektrike është shtrenjtuar dhe ka ndikuar shumë tek qytetarët dhe e bënë të papërballueshme jetesën në Kosovë. Ne si parti e kemi dhënë propozimet tona që të jetë një qeveri kalimtare deri në zgjedhjet e ardhshme për të ardhur në një zgjedhje. Nuk e di kushdo që prezantohet nga LV-ja nuk prezantohet ne nuk do ta votojmë dhe kjo është një qëndrim që e kemi bërë tash e disa herë”, ka thënë Lushaku-Sadriu.