Lushi lavdëron deputetin që u largua nga LV-ja: Humolli po tregon dinjitet njerëzor dhe patriotik

22 mars 2023 | 14:45

Veprimtari Uk Lushi, i cili jeton dhe punon në ShBA, ka lavdëruar deputetin Fatmir Humolli, i cili të mërkurën ka ndarë rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Lushi ka shkruar në “Facebook” se me këtë veprim Humolli ka tregua dinjitet njerëzor dhe patriotik.

“Fatmir Humolli po tregon dinjitet njerëzor dhe patriotik. Kur nuk mund e ndal liderin e partisë nga gabimet, e pakta, distancohesh nga e keqja dhe thua grahi pa ne”, ka shkruar Lushi.

Deputeti Humolli të mërkurën është larguar nga vendi ku është rezervuar për deputetët e Vetëvendosjes dhe është ulur mbrapa deputetëve të LDK-së dhe AAK-së.

Fatmir Humolli nuk ulët me grupin parlamentar të LV-së

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agim Ademi do të qëndrojë në mbajtje për 48 orë.…