Lushtaku: Bekim Berisha e kompletoi luftën e UÇK-së

10 gusht 2022 | 21:51

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku, ka thënë se Bekim Berisha, i njohur me nofkën “Abeja”, me përvojën e tij, e ka kompletuar luftën e UÇK-së.

Në emisionin ‘Info Magazine’ në Klan Kosova, ai ka theksuar se dihet botërisht që “Abeja” ka qenë i përgatitur për luftë dhe kontributi i tij në trajnimin dhe organizmin e ushtarëve të rinj ka qenë një prej shtyllave kyçe të tij.

“Jemi njohur shumë herët dhe ai [Abeja] ka qenë i vendosur që me çdo kusht të vijë në Kosovë dhe ta japë eksperiencën që e ka fituar në Kroaci”.

“Takimet tona kanë qenë edhe më herët, sidomos njohja e Fehmi Lladrovcit me të, por unë pastaj e kam vazhduar kontaktin me ‘Abejën’ si dhe me shumë bashkëluftëtarë të tjerë që kanë qenë të interesuar të hyjnë në Kosovë”, është shprehur Lushtaku.

“Secili prej nesh ka menduar që lufta guerile do të vazhdojë, por kur kemi hyrë në Kosovë, e kemi parë se ka qenë e pamundur të vazhdohet në atë formë për shkak të makinerisë që ka përdorur Serbia”.

“Abeja dihet botërisht se ka qenë shumë i përgatitur dhe vërtet kontributi i tij është i jashtëzakonshëm në përgatitjen e ushtarëve të rinj të UÇK-së. Trajnimi dhe organizimi ka qenë një prej shtyllave kyçe të tij”.

Lushtaku ka shtuar se me ardhjen e Berishës ka filluar të bëhet edhe ndërtimi i armëve të reja, sidomos ai me topin dhe predhat e topit si dhe shumë segmente të tjera”.

“Ka qenë njëri prej mjeshtërve të artilerisë së rëndë. Ai ka pasur emër në luftën e Kroacisë. Emri i tij dhe përvoja e tij e kanë bërë luftën e UÇK-së më komplet”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi ka shënuar golin e parë me David Alaban…