Lushtaku jep dorëheqje nga pozita e trajnerit në KF Drenica

28 qershor 2022 | 11:54

Tahir Lushtaku nuk është më trajner i skuadrës së Drenicës nga Skenderaj. Lushtaku me anë të një shkrimi të publikuar në “Facebook” ka konfirmuar dorëheqjen nga pozita e trajnerit në klubin kuqezi.

“Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje dhe nuk do të jem kryetrajner i FC Drenica. Arsyet e largimit tim besoj janë të njohura për publikun e që kryesisht kanë të bëjnë me situatat dhe problemet brenda klubit dhe jo vetëm ato financiare, por për gjithë këto gjëra do të flas në ditët në vijim. Dorëheqja ime vjen edhe për shkak të karakterit dhe personalitet tim të ndërtuar me punë të madhe profesionale dhe djersë. Nuk jam nga ata persona që tentoj të krijoj personalitet dhe karakter në emër të dikujt tjetër sikurse bëjnë disa persona brenda dhe jashtë klubit. Dua ta falënderoj presidenten e klubit, Mihane Kodra – Bekteshi. Falënderoj bashkëpunëtorin tim, ish-drejtorin sportiv, Besim Bajraktari, stafin tim në shtabin teknik dhe një pjesë të futbollistëve të ekipit. Gjithashtu, një falënderim i veçantë për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’”, ka shkruar Lushtaku. Skuadra e Drenicës e përfundoi kampionatin në pozitën e gjashtë me 50 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, gjatë raportimit…