Lushtaku kujton Kiçinën e Halilajn: I qëndruan besnikë betimit për çlirim deri në frymën e fundit

30 maj 2025 | 12:42

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka kujtuar dy luftëtarët e lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn.

Përmes një postimi në “Facebook”, Lushtaku tha se që të dy dëshmorët me armë në dorë i qëndruan besnikë betimit për çlirim deri në frymën e fundit.

“Sot kujtojmë me nder e krenari dy luftëtarë të paepur të lirisë, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn, të cilët me armë në dorë i qëndruan besnikë betimit për çlirim deri në frymën e fundit. Trim Rasimi dhe luftëtari i pathyeshëm Ragipi ishin pjesë e atyre brezave që e vendosën lirinë mbi gjithçka, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në radhët e UÇK-së deri në rënien e tyre me 30 maj 1999. Lavdi e përjetshme Rasim Kiçinës, Ragip Halilajt dhe gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Bujqësisë në Kosovë është vënë në…