Lushtaku, Thaçit: Na ke harruar, kur kishe nevojë për ne, na gjeje ku ishim e ku nuk ishim

30 shtator 2018 | 22:53

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, ka dhënë një mesazh për vizitën e presidentit Hashim Thaçi në liqenin e Ujmanit.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se ishte bërë xheloz me vizitën e presidentit në liqenin e Ujmanit.

Në të njëjtën kohë, ai thotë se i bëri të ndihen edhe krenarë, duke i thënën “hallall të qoftë”.

“Më bëre të ndjehem xheloz i nderuar president, bashkëluftëtari im, miku im. Dje ishe për vizitë në Ujman dhe harrove të më ftosh që ta vizitojmë së bashku atë bukuri natyrore të Kosovës, kurse në vitet ’90-ta, më gjeje aty ku isha e ku nuk isha, për të kryer aksione kundër forcave serbe. Sidoqoftë, të qoftë hallall që neve vegjëlinë, na bëre të ndihemi krenarë!”, ka shkruar Lushtaku. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vazhdon numërimi i votave të referendumit në Maqedoni Rezultatet preliminare…