
Lutfi Haziri: Lëreni të qetë Afrim Bunjakun e familjen e tij, veç nderojeni
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart heroin e Kosovës, rreshterin e Policisë së Kosovës Afrim Bunjakun, i cili ra në detyrë në sulmin e Banjskës që ndodhi dy vjet më parë, më 24 shtator 2023.
Haziri me këtë rast pati një porosi
Postimi i plotë:
Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni! E mbrojti atdheun deri në sakrificë.
Afrimi e kolegët e tij e mbrojtën Kosovën nga sulmi terrorist, ndërsa prokuroria speciale ndêrtoi aktakuzë kredibile.
Tani duhet të besojmë që Gjykata do ta zbardhë dhe deshmoj sponsorin e strehuesin e terrorizmit.
Duhet të besojmë në Republikën, njëjtë si Afrimi dhe kolegët e tij.
Sot duhet të mësojmë prej tyre si duhet e ruhet atdheu. Lëreni të qetë Afrimin e familjen e tij. Veç nderojeni!