Lutfi Haziri sërish flet për pozitën e presidentit

15 shtator 2020 | 08:58

Numri dy i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur rreth zhvillimeve brendapartiake dhe postit të presidentit. Ai thotë se LDK-ja po shkon drejt tranzicionit dhe ndryshimit të gjeneratave.

“Isa Mustafa riktheu LDK-në nga një gjendje e keqe në një parti që prej vitit 2014 është drejt marrjes së primatit”, ka thënë Haziri.

Ai ka potencuar se Isa Mustafa e ka mandatin e besuar në krye të partisë.

Duke folur rreth presidentit, pas skadimit të mandatit të Hashim Thaçit në fillim të vitit të ardhshëm dhe paralajmërimeve të Ramush Haradinajt për këtë post, Haziri tha se lidhur me këtë çështje duhet arritur konsensus politik me partitë e tjera, përfshirë edhe opozitën.

Sipas tij, nëse nuk do të ketë arritje të një zgjidhje, atëherë LDK-ja nuk i përjashton zgjedhjet e parakohshme duke, thënë se “nuk është për një president marionetë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Lekë Musolli   A dëgjove se paska ikur, i…