Lutfi Haziri shpallet figurë e paqes në Kosovë

22 maj 2018 | 15:36

Presidenti i Komitetit Botëror të Paqes, dr. Djuyoto Suntani, me seli në Indonezi ka nderuar kryetarin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me çmimin e paqes në Kosovë, duke e vlerësuar në kuadër të personaliteteve të fuqishme botërore që janë kontribuues të vazhdueshëm të paqes dhe stabilitetit rajonal.

Këtë çmim Haziri e ka pranuar nga ambasadori i Komitetit Botëror të Paqes në Republikën e Kosovës, dr. Rabit Sadiku.

Në këtë çmim/dekoratë mes tjerash thuhet: “Në emër të Komitetit Botëror të Paqes, dëshiroj t’ju përgëzoj juve, familjen tuaj të shkëlqyeshme, stafin dhe tërë komunitetin e Gjilanit, të shoqëruar me lutjet që përsosmëria juaj gjithmonë të ketë sukses në udhëheqjen e qytetit të Gjilanit dhe shtetit të Kosovës, çka jam shumë i bindur se jeni në gjendje të krijoni klimë për paqe në Ballkan. Në emër të bashkësisë ndërkombëtare prej 202 shtetesh, si president i Komitetit Botëror të Paqes, kemi vendosur që t’ju nderojmë me titullin e nderit, shkëlqesinë tuaj si: ‘Figurë Paqësore në Kosovë’, për luftën dhe punën e madhe që keni bërë deri më tani në arritjen e paqes”.

Haziri ka paralajmëruar se presidenti i Komitetit Botëror të Paqes do ta vizitojë Gjilanin gjatë kësaj vere dhe qëllimi është thellimi i bashkëpunimit edhe në fusha të tjera.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj është duke  qëndruar…