Lutfi Haziri u premton gjilanasve model në infrastrukturë

31 tetor 2018 | 22:54

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pasi ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në ndërtimin e rrugës “Mulla Idrizi”, ai ka premtuar se i njëjti model do të vazhdohet edhe nëpër lagjet tjera. Këtë premtim e ka dhënë përmes rrjetit social “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

Ndërtimi i rrugës te “Mulla Idrizi” ka me qenë model edhe për lagjet tjera se si duhet të punohet sidomos tek komplekset banesore, për të krijuar mundësi për qarkullim qytetarëve. Pas asfaltimit do të mbjellim 150 drunjë dekorativ në kuadër të fushatës për mbrotjen e ambientit.

#vazhdojmëmepunëthairit

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Aeroporti i Ri i Kukësit dhe një paralajmërim: Mos përgojoni…