Lutfi Haziri zyrtarizon rikandidimin e tij për kryetar të Gjilanit
17 korrik 2021
| 12:52
Lidhja Demokratike e Kosovës ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Lutfi Hazirit për kryetar të Gjilanit.
Kjo u bë me dije në Konvetën e LDK-së në Gjilan.
Haziri ishte i propozuari i vetëm i degës së LDK-së në Gjilan.
“Suksesi ka qenë në anën tonë sepse juve ju ka udhëhequr një njeri si Lutfi Haziri. Ai është ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë”, ka thënë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Pas konfirmimit të kandidaturës Haziri është parë i emocionuar, madje i kanë dalë edhe lotët.




