LV-ja tregon përbërjen e kryesisë në degën e Prizrenit

17 tetor 2022 | 12:27

Faruk Dakaj nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren i ka treguar emrat e kryesisë së re të degës në Prizren.

Artan Abrashi është zgjedhur kryetar në zgjedhjet e brendshme të shtatorit në Lëvizjen Vetëvendosje.

E nënkryetare e parë do të jetë Dafina Alishani, ndërsa sekretar organizativ, Vetim Shala.

Ilir Gashi do të jetë kryesues i nënkomiteve, ndërsa Karanfil Haxhillari nënkryetar i dytë.

Kryesues i Këshillit të Degës së Vetëvendosjes në Prizren do të jetë Adem Shabanaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Guxo duket se do të shkojë sërish në një…