“Lybeteni” bën që paqja e natyrës të depërtojë në ju (Foto)

20 mars 2019 | 18:15

“Paqja e natyrës do të depërtojë në ju, ashtu sikurse drita e diellit në gjethet e një peme”, ka shkuar doktori John Muir në librin e tij “Our National Parks”.

Sigurisht Muir e kishte kuptuar vlerën e të kaluarit kohë në natyrë.

Eksperienca e të ecurit në male apo siç njihet me termin në gjuhën angleze “hiking”, është diçka që të pastron trupin dhe mendjen.

Studimet e shumta shkencore vërtetojnë se ka shumë benefite shëndetësore nga koha e kaluar në natyrë.

Jo vetëm kaq… Sidomos gjatë ecjeve të gjata në natyrë do të mësoni më shumë për vendet që i përshkoni, kulturën dhe gjithsesi njerëzit e mirë që gjithmonë i takoni.

Për të gjitha këto përfitime kujdeset edhe Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Lybeteni” e cila për të gjashtën herë organizoi ecjen pranverore.

Më shumë se 400 ferizajas dhe jo vetëm përshkuan një shteg prej 12 km të përcjellë me bukuri të jashtëzakonshme që vetëm në Jezercin legjendar mund t’i shihni.

Kjo ecje e cila organizohet në çdo pranverë dhe ka për qëllim promovimin e turizmit malor në Rajonin e Ferizajt si dhe sezibilizimin e qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe mosdëmtimin e pyjeve.

Në përfundim të shtegut mysafirët u argëtuan më një program mirë të organizuar me muzikë e të përcjellë me ushqime tradicionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polica kufitare “Delta Force” dhe Drejtoria e qarkut Vlorë në…