Lyoni ‘lakmon’ Wengerin për postin e trajnerit

29 prill 2019 | 10:13

PSG-ja është pa dyshim ekipi që po dominon tërësisht në Francë prej vitesh, me Lyonin që ndoshta ka qenë ekipi që është munduar më së shumti për t’i prishur punë vitet e fundit.

Edhe sezonin e ardhshëm pritet që Lyoni ta bëjë të njëjtën gjë teksa pritet të ketë shumë ndryshime, duke nisur që nga bankina. Trajneri aktual Bruno Zhenesio ka deklaruar se do të largohet në fundin e sezonit. I gjendur përpara këtij fakti, presidenti i francezëve ka nisur kërkimet për një trajner të ri dhe Lyoni e ka një ëndërr.

Është pikërisht Arsen Wenger i cili ka drejtuar për herë të fundit një ekip francez plot 25 vjet më parë, kur ishte në krye të Monacos. Presidenti Zhan-Mishel Olas do të mundohet ta bindë ish-teknikun e Arsenalit, me një operacion që duket i vështirë, por jo i pamundur.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i rizgjedhur i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës…