Lyoni prezanton Boatengun

01 shtator 2021 | 15:29

Ish-mbrojtësi i Bayern Munchen, Jerome Boateng i është bashkuar Lyonit në Ligue 1 si transferim falas. Gjigantët francezë kanë konfirmuar transferimin e kampionit të botës me Gjermaninë.

“Olympique Lyonnais është shumë i lumtur të njoftojë ardhjen e mbrojtësit ndërkombëtar gjerman, Jerome Boateng. I lirë nga çdo kontratë që nga 1 korriku, pas 10 vitesh me Bayern Munchen, kampioni botëror 2014 dhe dy herë fituesi i Ligës së Kampionëve është regjistruar me OL për dy sezonet e ardhshme, domethënë deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftimin e klubit francez.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se në Kosovë janë…