M-Technologie, kampion i ri i Kosovës në volejboll

08 korrik 2020 | 17:28

Klubi i Volejbollit M-Technologie nga Prishtina është kampion i ri i Kosovës në volejboll (femrat). Ekipi nga kryeqyteti fiton edhe finalen e dytë të “play-off”-it me rezultat 3:1 (21:25, 25:22, 25:6, 25:18) kundër Skenderajt, e cila u zhvillua në palestrën e sportit “Minatori” në Mitrovicë.

Vashat prishtinase e fituan edhe sfidën e parë me 3:0 dhe në seri të fitoreve me 2:0 shpallen kampion i ri. Një sukses i madh për vashat prishtinase me kryetrajnerin Naser Krasniqi, duke arritur titullin më të ëmbël në kohë pandemie.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
09.07.2020 Punime të domosdoshme për sigurinë e  sistemit Pejë 1.…