Maas: Ndryshimi i kufijve, ide e rrezikshme

22 prill 2021 | 16:37

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, ka theksuar se zgjidhja e çështjes së rajonit përmes kufijve të ri është temë e rrezikshme.

Në një konferencë për medie, pas takimit me presidenten Osmani, ai ka thënë se kjo ide duhet  të futet sa më shpejtë në sirtar.

“Dua të nënvizoj qartë që çështjet që janë shprehur se çështjet mund të zgjidhen me vizatime me vija në harta, i konsiderojmë jo vetëm jorealiste, por edhe të rrezikshme. E konsiderojmë të rrezikshëm edhe diskutimin për këtë. Jam i lumtur që kjo të futet shpejt në sirtar e të jetë pjesë e një dosjeje të kalueshme”, ka deklaruar Maas.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka i ka prezantuar fanellat e reja të Zvicrës.…