Macja e Karl Lagerfeldit, Choupette, trashëgon gjithë pasurinë e tij

19 shkurt 2019 | 16:06

Ikona e modës, Karl Lagerfeld është ndarë nga jeta ditën e sotme në moshën 85-vjeçare.

Përpara se ai të vdiste ka dhënë një intervistë për emisionin “Le duvan” ku është shprehur se të gjithë pasurinë e tij do ta trashëgojë macja e tij, Choupette.

“Ajo ka fatin e saj. Ajo është një trashëgimtare, dhe nëse diçka më ndodh, personi që do të kujdeset për të nuk do të jetë një mjeran. Paratë që nuk do të marr me vete, i takojnë asaj. Choupette është një vajzë e pasur”, është shprehur Karli.

Karl gjithashtu ka thënë se Choupette ishte shumë xheloze për të dhe nuk lejonte askënd t’i afrohej.

Related imageImage result for Choupette

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e mërkurë) në Stan Tërg shënohet 30-vjetori i grevës…