Macron akuzon Rusinë se po kërkon imperializëm

20 shtator 2022 | 22:55

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka dënuar raportimet për referendume të planifikuara në rajonet e pushtuara të Ukrainës dhe akuzoi Rusinë se kërkon një kthim në një epokë perandorish dhe kolonish.

Duke iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork, Macron akuzoi Moskën se po kërkon të krijojë një rend të ri, ku “ata që janë të fortë kërkojnë të nënshtrojnë ata që janë të dobët”.

“Ajo që kemi parë që nga 24 shkurti është një kthim në epokën e imperializmit”, tha ai. “Franca e refuzon këtë”, shkruan BBC.

“Imperializmi bashkëkohor nuk është perëndimor”, vazhdoi Macron, duke sulmuar ndikimin që konflikti ka pasur në furnizimet globale të ushqimit.

“Kush po luan sot me hegjemoninë? Është Rusia”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë, Robert Habeck, ka thënë se Gjermania mund…