Macron: Nacionalizmi, kurth që kërcënon gjithë Evropën

05 mars 2019 | 12:48

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëron francezët kundër kurtheve të nacionalizmit, por gjithashtu të “status quo”, duke njoftuar zhvillimin e një Konference për Evropën para përfundimit të vitit.

“Tërheqja tek nacionalizmi nuk sjell asgjë. Ky kurth kërcënon gjithë Evropën, duhet pasur kujdes edhe nga kurthi tjetër, ai i status quo dhe i dorëzimit”, ka shkruar Macron.

Për t’iu përgjigjur pritshmërive të qytetarëve, ai premton “një Konferencë për Evropën të ngarkuar me propozimin e të gjitha ndryshimeve të nevojshme, pa tabu, përfshirë edhe rishikimin e traktateve”./javanews/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni i Evropës, Real Madrid, synon sonte (e martë) ta…