Macron përshëndet koalicionin gjerman

04 mars 23:21

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka përshëndetur vendimin e Partisë Social-Demokrate (SPD), për t’iu bashkuar koalicionit qeveritar me bllokun konservator të kancelares gjermane, Angela Merkel.

Lideri francez është cituar të ketë thënë se “ky është një lajm i mirë për Evropën. Franca dhe Gjermania do të punojnë së bashku në javët në vijim për të zhvilluar iniciativa dhe të avancojnë projektet evropiane”, transmeton “AP”. Parlamenti gjerman pritet që javën tjetër ta emërojë Angela Merkel si kancelare të Gjermanisë. Gjermania është partnere kyçe politike dhe ekonomike e Francës në Evropë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë javë të ftuar në emisionin “n’Kosovë Show”, janë Albatrit…