Macron thotë se Francës i duhet rikthimi te “autoriteti”: Rendi duhet të mbizotërojë

24 korrik 2023 | 20:43

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë se Franca ka nevojë për një kthim në autoritet “në çdo nivel” pas trazirave të fundit urbane për vrasjen e një adoleshenti nga policia.

Vrasja nga policia e Nahelit, një 17-vjeçari me prejardhje algjeriane, gjatë një ndalimi trafiku muajin e kaluar shkaktoi marshime proteste dhe gjashtë net trazira, ndërsa të rinjtë u përleshën me policinë dhe dogjën ndërtesat publike dhe makinat.

Shumë akuzuan qeverinë se ka lejuar që një kulturë e racizmit institucional në polici.

Oficeri që qëlloi në drejtim të Nahelit është akuzuar për vrasje vullnetare dhe është burgosur në pritje të gjykimit.

Presidenti francez përdori intervistën e tij të parë televizive që nga trazirat për të dënuar atë që ai e quajti “dhunën e papërshkrueshme” të përleshjeve në rrugë, duke përfshirë “djegien e shkollave, bashkive, palestrave dhe bibliotekave” dhe “dhunën e plaçkitjes”.

Macron nuk iu referua shqetësimeve nga e majta dhe nga grupet e të drejtave se trazirat pasqyruan zemërimin e gjatë mbi racizmin dhe diskriminimin në zbatimin e ligjit.

Në vend të kësaj, ai mbajti një qëndrim të ashpër mbi nevojën për më shumë autoritet, ligj dhe rend.

“Rendi duhet të mbizotërojë. Nuk ka liri pa rend”.

Macron përsëriti sugjerimin e tij se prindërimi i dobët, veçanërisht nga prindërit e vetëm, kishte kontribuar që adoleshentët deri në moshën 16 vjeç të dilnin në rrugë kundër policisë.

Ai tha për të arrestuarit se “një shumicë dërrmuese kanë një kornizë të brishtë familjare, ose sepse vijnë nga një familje me një prind ose familja e tyre është në përfitime të mbështetjes së fëmijëve”.

Macron përsëriti gjithashtu kritikat e tij mbi rolin e rrjeteve sociale gjatë trazirave dhe plaçkitjeve.

Pikëpamjet e Macron për trazirat urbane u kritikuan gjithashtu nga politikanët e opozitës.

E majta e dënoi atë që u drejtoi gishtin prindërve të vetëm.

Partia e ekstremit të djathtë e Marine Le Pen tha se Macron kishte dështuar të krijonte një kulturë të ligjit dhe rendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është rikthyer sërish në vëmendje konflikti mes dy reperave të…