
Macron uron përzemërsisht Ramën për fitoren e 11 majit
Në fjalën e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, që zhvillohet në Tiranë, Presidenti i Francës Emmanuel Macron vendosi që fillimisht të uronte kryeministrin Rama për fitoren në zgjedhjet parlamentare.
Macron falënderoi Ramën dhe për mikpritjen dhe qasjen e tij për ëndrrën evropiane.
“Faleminderit Edi! Faleminderit që na ke mirëpritur në këtë samit dhe urime për rezultatin e zgjedhjeve. Vërtet edhe për këtë rrugëtim evropian dhe besimin që shpreh tek Evropa. Faleminderit dhe kam rastin që t’u shoh të gjithë këtu me rastin e samitit të gjatë të Komunitetit Politik Evropian dhe i pari që zhvillohet në Ballkan. Faleminderit që ma kujton se pas ëndrrës evropiane dhe asaj që na bashkon nuk është vetëm gjeografia, por edhe mitologjia, historia dhe rrugëtimi që kemi bërë”, u shpreh Macron.