Macron viziton Bejrutin, bën thirrje për reforma

06 gusht 2020 | 15:13

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka arritur të enjten në Bejrut, pas shpërthimit të 4 gushtit që ka lënë të vdekur qindra persona dhe ka plagosur mijëra të tjerë.

Ai ka thënë se Libani do të vazhdojë të zhytet nëse nuk kryen reforma kundër korrupsionit.

Presidenti francez ka deklaruar se do të synojë arritjen e një marrëveshjeje të re me liderët politikë të Libanit. “Do të bisedoj me forcat politike dhe do t’ju kërkoj një marrëveshje të re. Unë jam sot këtu për të propozuar një pakt të ri për ata”, ka thënë ai ndërkohë që turma e njerëzve ka bërë thirrje për një ‘regjim’ të ri”, ka thwnw Macron.

Macron u ka thënë disa libanezëve të zemëruar në Bejrut se ndihma e Francës nuk do të përfundojë në duart e korruptuara.

Franca ka synuar për kohë të gjatë të mbështesë ish-koloninë e saj derisa tani është në krye të mobilizimit kombëtar për Libanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë…