Macroni konsideron revokimin e medaljes së nderit nga Putini

10 shkurt 2023 | 11:09

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka marrë medaljen më të lartë të nderit të Francës. Mirëpo, ka një problem: edhe presidenti rus Vladimir Putin ka të njëjtën medalje.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i vendosi medaljen “Legjionin e Nderit” Zelenskyt pas takimit në pallatin presidencial të enjten, shenjë kjo, për të cilën Macron tha nënkupton të tregojë njohjen ‘e thellë’ për vlerën e Ukrainës qysh kur Rusia e nisi agresionin para një viti.

Disa aktivistë dhe ligjvënës francezë kanë ftuar t’ia tërheqin medaljen Putimit për shkak të luftës.

Por, Macron nuk ka vendosur tërheqjen e medaljes së nderit nga Putini të dhuruar nga ish-presidenti Jacques Chirac në vitin 2006, shkruan AP.

Mirëpo, presidenti francez u tha reporterëve të premten se një vendim i tillë ‘ka kuptim serioz dhe duhet të merret në momentin e duhur”. Ai përmendi se ka tërhequr medalje në të kaluarën.

Ai kishte tërhequr medaljen nga producenti hollivudian Harvey Weinstein pas akuzave për abuzime seksuale në vitin 2017. Po, ashtu edhe ish-biçiklistit famëkeq në Tour de France, Lance Armstrong iu ka revokuar medalja e nderit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luiz Ejlli ka shprehur pëlqimin e tij për Kiara Titon…