Macroni sot i mbledh krerët e institucioneve për situatën në Francë

03 korrik 2023 | 08:22

Pas 5 netësh trazirash të dhunshme situata ka qenë shumë më e qetë në natën mes 2-3 korrikut, ku shumë qytete të vendit ishin skena e dhunës dhe plaçkitjeve. Mediat franceze bëjnë të ditur se në qytetet kryesore të vendit, një pajisje e rëndësishme sigurie u vendos natën e së dielës në të hënë, e gjashta që nga vdekja e Nahelit, nga një polic në Nanterre dhe që shkaktoi një valë të madhe zemërimi dhe trazirash dhe dhune. Por duket se janë dëgjuar thirrjet e ndryshme për qetësi, të cilat u shumëfishuan që nga mbrëmja e së premtes.

Në të gjithë vendin janë mobilizuar 45,000 xhandarë dhe policë. Dhe mjetet e blinduara të lehta u vendosën në Marsejë dhe në Lion.

Në orën 1:30 të mëngjesit, policia kishte bërë vetëm 78 arrestime në territorin kombëtar, shumë më pak se netët e mëparshme dhe asnjë incident i madh nuk ishte raportuar.

Të dielën në mbrëmje, presidenti Emmanuel Macron mblodhi anëtarët e qeverisë për një raport të situatës, ndërsa sot do të presë presidentët e Asamblesë Kombëtare dhe Senatit e më pas kryetarët e bashkive. /a2news/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Natën e së martës shkoi për një vizitë të rëndomtë…