Macroni urdhëron riorganizim të stafit, pas incidentit nga truproja

23 korrik 2018 | 12:02

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka urdhëruar ndryshime në staf, pas shfaqjes së një videoje që tregonte ndihmësin e tij tani i shkarkuar duke rrahur një protestues.

I përballur me presion në rritje, Macron mblodhi të dielën disa ministra për të diskutuar çështjen.

Alexandre Benalla, i cili ka qenë truproja kryesore e Macronit, është parë duke tërhequr zvarrë një grua dhe më pas duke rrahur një burrë, gjatë protestave për Ditën e Majit në Paris.
Ai është akuzuar për dhunë në grup dhe për veshjen e një simboli të policisë në mënyrë të paligjshme.

Benalla është shkarkuar të premten.

Një zyrtar brenda kabinetit të presidentit ka thënë se Macroni e ka përshkruar incidentin si “të papranueshëm” dhe se ka premtuar se nuk do të kalojë pa u ndëshkuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot një takim…