Madonna publikon këngë të re

17 maj 2019 | 16:46

Madonna ka publikuar edhe një projekt të ri muzikor. Këngëtarja 60-vjeçare u bë bashkë me Quavo për këngën e re të titulluar “Future”, e cila është e fundit e shkëputur nga albumi i saj i ardhshëm Madame X, të cilin pritet ta publikojë më 14 qershor.

Kujtojmë se turneu i saj “The Madame X” është planifikuar të nisë më 12 shtator. Këngëtarja me famë botërore është konfirmuar se do të performojë të shtunën në Izrael në natën finale të Eurovisionit, në skenën e së cilës do këndojë edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Jonida Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja dhe tekstshkruesja amerikane, Lauren Alaina, para pak kohe është…