Maguire: Dua të luftoj për vendin tim te Unitedi

14 shtator 2023 | 15:46

Harry Maguire ka folur për situatën në të cilën gjendet në klubin e tij, Manchester United.

“Katër javët e para ishin të vështira sepse ishte një ndeshje në javë dhe trajneri nuk më përzgjodhi, por ne kemi shumë ndeshje që vijnë tani dhe jam i sigurt se do të luajë shumë ndeshje”, ka deklaruar lojtari i “Djajve të Kuq”. Anglezi u shpreh se do të luftojë për një vend titullar në formacionin e United.

“Jam i sigurt se historia vjen tek unë – pasi dua të luaj lojëra, dua të luaj futboll dhe do të luftoj për të”, ka thënë Maguire. Ndërsa ai komentoi edhe për transferimin e tij në West Ham United që nuk ndodhi.

“Ne thjesht nuk arritëm në një marrëveshje. Manchester United ishte i lumtur që unë qëndrova dhe unë isha i lumtur të luftoja për vendin tim. Sa herë që të stërvitem apo të luaj, do të jap gjithçka”, shkruan Fabrizo Romano.  Harry Maguire është pjesë e Unitedit që nga viti 2019, i cili erdhi nga Leicester City për 87 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është shprehur se së shpejti do…